Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, ka qëndruar sot për vizitë zyrtare në Sllovaki ku morri pjesë në takimin e Ministrave të V4 dhe Ballkanit perendimor që po zhvillohet në Bratisllave.
Ministrat e Grupit të Vishegradit V4 dhe Ballkanit Përendimor, nën kryesimin e Ministrit të Jashtëm sllovak si mikpritësi i takimit. Gjatë takimit u rikonfirmua mbështetja e plotë për rrugëtimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në këtë këndvështrim, ministrat përcollën njëzëri mesazhin se politika e zgjerimit është një investim strategjik në zhvillimin dhe sigurinë e Evropës si dhe ndikon në forcimin e marrëdhënieve të mira dhe bashkëpunimit në rajon.
Në fjalën e tij, Ministri Pacolli infomoi ministrant e Ballkanit dhe përfaqësuesit e BE-së për aksionin kundër krimit të organizuar në veri të Mitrovicës, ku u arrestuan një numër i madh i të përfshirëve në krim të organizuar dhe kontraband ku vlerësohet të jetë një numër i madh i zyrtarëve Policor.
Ani pse ky operacion nuk ka pasur qëllim të sulmoj ndonjë komunitet specific të qytetarëve të Kosovës, fqinjët tanë nga Serbia po vazhdojnë t’i japin karakter etnik duke i politizuar përpjekjet tona për fuqizimin e sundimit të ligjit. Në fjalën e tij ministri Pacolli ka dënuar veprimet shkatërruese të Serbisë që po ndërmerr kundër Republikës së Kosovës.
“Pjesëtarët e Forcave të Sigurisë të Kosovës, të cilët janë kërcënuar dhe janë vazhdimisht nën presion të largohen nga FSK-ja, pronat dhe familjet e pjesëtarëve të FSK-së po sulmohen, kërcënohen dhe për më tepër, pjesëtarët e FSK-së po arrestohen dhe lirohen nga policia serbe kur ata udhëtojnë në Serbi, vetëm për ta shtyr largimin e pjesëtarëve serbë të FSK-së. Dukei kërcnuar ata madje edhe me dënime publike të rënda.
“Rasti i fundit dy ditë më parë një kosovar u arrestua pa ndonjë arsye. Më shumë në lidhje me komunitetin serb që jeton në Kosovë është nën kërcënime të vazhdueshme dhe kërcënime nga institucionet serbe të sigurisë. Qytetarët serbë të Kosovës që punojnë për qeverinë e Kosovës konsiderohen tradhtarë nga Beogradi”
Pacolli bërë të ditur se Serbia e pengoi bashkëpunimin rajonal duke orkestruar shfaqje të ndryshme që treguan fytyrën e vërtetë të Beogradit.Duke e vënë theksin te rëndësia e një bashkëveprimi të përforcuar mes të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së, Ministri evokoi rëndësinë e zhvillimeve të reja për fuqizimin e perspektivës evropiane të rajonit.
Ministri Pacolli vlerësoi se procesi i zgjerimit duhet të jetë një proces i dyanshëm jo vetëm në aspektin gjeopolitik por edhe ekonomik. Në këtë kuadër ai nënvizoi rëndësinë e reformave strukturore ekonomike në funksion të ngushtimit të hendekut zhvillimor që qëndron mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.
Ministri po ashtu ka shprehur shqetësimin e tij se Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk gëzon ende liberalizimin e vizave. “ Çfarë mesazhi i është dërguar popullit të Kosovës, vendit më pro europian në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe çfarë vlere evropiane i kemi dhënë rinisë sonë, por ata ende janë duke kërkuar të bashkohen me identitetin e tyre evropian”
Këto ishin vetëm disa nga shembujt që ministri Pacolli I potencoi gjatë fjalimit të tij.