Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, sot ka kërkuar nga Kuvendi dhe Qeveria që të marrin masa ndaj mediave në Kosovë, pasi sipas saj, në raportin e Parlamentit Evropian thuhet që ‘kohëve të fundit janë vërejtur investime të mëdha private në media”.
Pas kësaj deklarate, ka reaguar juristja e të drejtës së mediave, Flutura Kusari.
Ajo në një postim në Facebook, ka shprehur gatitshmërinë që t’i ofrojë trajnim deputetes Pacolli rreth rregullimit dhe vetë-rregullimit të mediave.
“Ofroj trajnim për deputeten Fitore Pacolli rreth rregullimit dhe vetë-rregullimit të mediave”, ka shkruar Kusari.
“Viteve të fundit janë vërejtur investime të mëdha private në media, përmes të cilave është krijuar mundësia e ndërhyrjes dhe ndikimit në disa mediume kryesore dhe në ato online, të cilat po përdoren për qëllime biznesore dhe për shantazh politik. Pra këtu kërkojmë vemdnjen e Kuvendit dhe qeverisë që të marrim masa dhe të kuptojmë më shumë se çfarë po ndodh me funksionimin e mediave, transparencën si dhe me indentifikimin e pronësisë së mediumeve”, ka thënë Pacolli në Kuvendin e Kosovës teksa ka folur për raportin e Parlamentit Evropian për Kosovën.