Ish deputeti i AKR-së në Kuvendin e Kosovës, Islam Pacolli ka ngritur shqetësim për ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike në vend.
Përmes një statusi në Facebook, Pacolli ka thënë se qytetarët që 20 vite nuk e kanë të rregullt furnizimin me energji elektrike.
Ai kritikon KEDS / KESCO që cilët sipas tij e kanë obligim ligjor që qytetarët t’i furnizojnë në mënyrë të rregullt me energji elektrike.
Postimi i plotë:
DERI KUR QYTETARËT E KOSOVES DO TE BALLAFAQOHEN ME PROBLMIN E FURNIZIMIT ME ENERGJI ELEKTRIKE
Të gjithë qytetaret e vendit tani e njëzetë vite furnizimin me energji elektrike nuk e kanë të rregullt, e as përafërsisht në nivelin e duhur. Përkundër asaj qe privatizimi i shpërndarjes dhe furnizimit të energjisë elektrike në Kosovë nga KEDS dhe KESCO është bërë pothuaj qe gati qe 10 vite, qytetaret e Kosovës janë të dëshpëruar me furnizim jo kualitativ (rënie të tensionit) dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, posaçërisht ne këto dite dimri, e si pasoj e së cilës xhepi i qytetarëve të varfër po zbrazet furishëm me dëmtimet e pajisjeve të amvisërisë dhe pajisjeve tjera elektrike.
KEDS / KESCO e kanë obligim ligjor që qytetarët të i furnizojnë në mënyrë të rregullt me energji elektrike e jo vetëm të e bëjnë inkasimin e mjeteve, të cilin obligim qytetarët e Kosovës e kryejnë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ne anën tjetër, përkundër asaj që KEDS/KESCO ka obligim ligjor që të e bëjë kompensimin e pajisjeve të dëmtuara , të cilat ndodhin si pasoj e furnizimit jo adekuat me energji elektrike, asnjëherë nuk i kryen obligimet e vete ligjore.
Është momenti i fundit që institucionet përkatëse të vendit të marrin masat e nevojshme që një herë e mirë të mendojnë për qytetarët dhe t’i mbrojnë interesat e tyre.
Me respekt
Islam Pacolli