Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka kërkuar shkarkimin e zëvendësministrit të Bujqësisë, Shukri Maxhuni që vjen nga kjo parti.Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka kërkuar shkarkimin e zëvendësministrit të Bujqësisë, Shukri Maxhuni që vjen nga kjo parti.
Maxhuni është fotografuar duke vënë këmbët në dritare të veturës zyrtare ditë më parë.
“I pahijshem akti i Zëvendës Ministrit të Bujqësisë zotni Maxhunit me sjelljen e tij në një veturë zyrtare.
Kjo nuk është mënyra se si një zyrtar qeveritar sillet me pronën që është blerë nga taksat e qytetarëve tanë.
Pavarësisht kush është , është një akt i papranushem që nuk pasqyron vizionin tonë për zhvillim dhe shërbime më të mira për qytetarët tanë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
“Kjo nuk është mënyra se si duhet të trajtohet prona publike dhe ne e dënojmë aktin dhe të parandalojmë rastet e tilla. Unë kam kërkuar nga Kryeministri të shkarkojë Zëvendësministrin Maxhuni nga detyra e tij. AKR dhe unë nuk do të tolerojmë dhe nuk pranojmë akte të tilla nga zyrtaret tanë. Zyrtarët publik duhet t’u shërbejnë qytetareve tanë dhe të mos abuzojnë me pozitat e tyre në një mënyrë të tillë”.