Behgjet Pacolli ka shkruar rreth ngjarjeve të fundit në vend.
Ai shkroi rreth fletushkave nga Serbia për të cilat tha se dikush deshi t’i kontrbandojë si vota, por u hodhën poshtë.
Ai e përkrahu edhe Kombëtaren e Kosovës e cila do të jetë në përballje më Çekinë, sonte në ora 20:45 në Plzen të Çekisë.
“Tash, edhe Kombëtarja e Kosovës, sonte në përballje me Çekinë, duhet të fitoj”, shkroi Pacolli.
Postimi i plotë:
Drejtësia u vendos.
Fletushkat nga Serbia që dikush deshi ti kontrabandojë si vota, u hodhen poshtë.
Tash, edhe Kombëtarja e Kosovës, sonte në përballje me Çekinë, duhet të fitoj.
Urime !!!