Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka uruar NATO-n me rastin e shënimit të 70 vjetorit të themelimit të kësaj aleance.
Ai ka shkruar në një postim në llogarinë në Facebook se NATO është një pjesë e pazëvendësueshme e historisë së Kosovës për lirinë nga tirania dhe rruges drejt pavarësisë.
“Historia dhe e ardhmja e Kosovës janë të lidhura me NATO-n, ekzistenca jonë është e lidhur me NATO dhe mbrojtja e mënyrës sonë të jetesës është e lidhur me NATO-n”.
“Kosova dhe NATO janë një. NATO mbetet jo vetëm një aleancë e forcës ushtarake, por një bashkësi e vlerave dhe parimeve. NATO është një punë e papërfunduar: Kosova duhet të jetë pjesë e saj. Kjo është aspirata e popullit tonë dhe e ardhmja e rajonit”, ka shkruar ai.