Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka deklaruar se Kosova mirëpret udhëheqjen e re të Bashkimit Evropian.
Ai tha se nuk varet nga origjinale kombëtare roli që dikush do të luajë në BE-së dhe politikën e jashtme.
Pacolli tha gjithashtu që çdo vonesë e mëtejshme për liberalizimin e vizave për kosovarët nuk ka arsye.
I pari i diplomacisë kosovare shtoi se vendi ynë synon të ketë marrëdhënie të mira me të gjitha vendet, përfshirë edhe Spanjën.
Postimi i plotë:
Kosova mirëpret udhëheqjen e re të Bashkimit Evropian. Ne besojmë se nuk varet nga origjina kombëtare roli që dikush do të luajë në Bashkimin Evropian dhe politika e jashtme e Bashkimit Evropian varet nga shtetet anëtare nga të cilat shumica e kanë njohur Kosovën. Presim që ne do të vazhdojmë të forcojmë marrëdhëniet me BE edhe pse BE po kalon momente të vështira, çelësi i marrëdhënieve tona mbetet liberalizimi i vizave ku presim që BE të marre vendimin, të vazhdojë dialogu me Serbinë dhe procesi i zgjerimitn të mos ndalet.
Ne presim që Bashkimi Evropian të marrë një vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën. Çdo vonesë e mëtejshme nuk ka arsye. Sikurse ka konfirmuar Komisioni Evropian dhe Parlamenti, Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe nuk duhet të ketë arsye politike që pengojnë këtë proces teknik. Ne jemi duke punuar me të gjitha shtetet anëtare për t’u shpjeguar atyre nevojën për dhënien e udhëtimit të lirë në Kosovë. Çdo vonesë do të dëmtojë kredibilitetin e BE-së në Kosovë dhe rajon dhe do të tregojë se reformat zbatuese dhe standardet e kërkuara nga BE nuk paguhen. Kjo është e dëmshme për të ardhmen evropiane dhe forcën e BE-së.
Kosova është një vend që synon të ketë marrëdhënie të mira me të gjitha vendet, përfshirë Spanjën. Ne i kemi kërkuar qeverisë spanjolle të njohë Kosovën dhe të mbështesë rrugën e Kosovës drejt konsolidimit ndërkombëtar dhe integrimit evropian. Fatkeqësisht, për shkak të arsyeve që nuk kanë të bëjnë me Kosovën, pozicioni spanjoll ka qenë një vijë e ashpër ndaj Kosovës. Ne presim dhe po punojmë me të gjithë aktorët dhe vendet për të forcuar marrëdhëniet e Kosovës me ta.