Deputetja e LVV-së Fitore Pacolli thotë se qytetarët kanë dalë në sheshe dhe po deklarohen hapur dhe qartë kundër kthimit të partive kriminale në pushte.
Ajo thekson se çdo nënshkrim në peticionin për zgjedhje është votë kundër çfarëdo qeverie që krijohet nga marrëveshjet e fshehta e për interesa personale e klienteliste.
“Kosova nuk është as e Hashimit e as Isës, Kosova është e qytetarëve dhe vetëm ata mund të vendosin për të ardhmen e saj.Nëshkruaj peticionin #DUAMZGJEDHJE!” shkruan Pacolli.
Postimi i plotë:
Qyetetarët nuk lejojnë të shkelet mbi vullnetin e tyre. Ata sot kanë dalë në sheshet e çdo qyteti të Kosovës dhe po deklarohen hapur dhe qartë kundër kthimit të partive kriminale në pushte.
Sot, çdo nënshkrim në peticionin për ZGJEDHJE është votë kundër çfarëdo qeverie që krijohet nga marrëveshjet e fshehta e për interesa personale e klienteliste.
Kosova nuk është as e Hashimit e as Isës, Kosova është e qytetarëve dhe vetëm ata mund të vendosin për të ardhmen e saj.
Nëshkruaj peticionin #DUAMZGJEDHJE!/GB