Konferenca e Mynihut një mundësi jashtëzakonisht e rëndësishme për rritjen e përkrahjes së transformimit të shpejtë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës.
Kështu ka thënë Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së së Kosovës, Behgjet Pacolli, në margjina të takimeve të tij të shumta, që po zhvillon me vendim-marrës të nivelit më të lartë të sigurisë dhe mbrojtjes nga shtete të shumta të botës, që po marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.
“Sa më shpejt që ndodh ky proces, Kosova do t’i kontribojë edhe më shumë paqes, rendit ndërkombëtar dhe sigurisë kolektive si një parner i rëndësishëm dhe kredibil. Ne nuk do të jemi më vetëm konsumues, por eksportues në arkitekturën e sigurisë ndërkombëtare”, është shprehur Pacolli.
Në këtë konferencë, e cila njihet si njëra nga Think Tank-ët më me ndikim në botë marrin pjesë rreth 500 liderë dhe ku po diskutohen krizat e tanishme dhe sfidat e ardhshme të sigurisë dhe rendit ndërkombëtarë.