Kryesuesi i delegacionit të Kosovës për dialog me Brukselin lidhur me kartonin e gjelbër, Rrahim Pacolli sot ka takuar Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Ai ka publikuar një fotografi me presidentin në faqen e tij në facebook.
“Me Presidentin Thaçi, në një ditë të veçantë. Sot Presidenti i Republikës së Kosovës ia dorëzoi Kuvendit të Kosovës projektligjin për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Moment historik Kosova po rrumbullakon shtetësinë”, ka shkruar mbi foto Pacolli.