Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se janë bërë 17 vjet prej kur ka mundësuar lirimin e Shqipe Hebibit, pasi ishte marrë peng nga talibanët.
“Një nga misionet e mia më të rrezikshme në jetë ishte lirimi i Shqipe Hebibit e cila me kolegët e saj ishte marrë peng nga talibanët në Afganistan”.
” Sot, 17 vjet më vonë, jam krenar dhe i lumtur që gjithçka shkoi mirë. Unë asnjëherë nuk kam hezituar kur bëhet fjalë për popullin tim!”, ka shkruar Pacolli në rrjetin social Facebook.