Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AK), Behxhet Pacolli, ka thënë se vendimi i qeverisë për implementimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për manastirin e Deçanit nuk është i gabuar, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se është një pikë që është dashur të përmbushte pasi është pranuar që nga momenti që i shpalljes së pavarësisë dhe pranimit të dokumenti të Ahtisarit.
Ai ka thënë se pavarësisht që kryeministri Albin Kurti e ka kundërshtuar këtë vendim ne të gjitha format, ai përsëri e ka pranuar atë, pasi sipas tij, Kurti nuk është hera e parë që e nuk i mban premtimet.
“Po vendimi i qeverisë nuk është i gabuar për arsye se përmbushte edhe një pikë që është dashur që të përmbushet, është një obligim që rrjedh prej momentit kur ne kemi shpallur pavarësinë gjegjësisht prej dokumenteve të Ahtisarit dhe ky obligim ka mbetur aty është dashur që të përmbushte. Nuk besoj që dikush në Kosovë mendon se duhet të premton një herë edhe nuk e përmbush, premtimi duhet të përmbushte. Mënyra siç e ka trajtuar qeveria këtë problem, gjegjësisht njerëzit e qeverisë është diçka tjetër. Nëse ata përpara kanë qenë kundër dhe kanë sha, kanë fyer, kanë bërë çmos për shkak të ekzistencës, vetëm mendimi që të pranohet kjo që është pranuar dje, ai e bënë këtë tani pa as një problem dhe siç jemi mësuar nuk është hera e parë që Kurti del prej premtimeve të tij, ai shumëçka ka premtuar nuk e ka mbajtur fjalën. Sigurisht edhe në të ardhmen ne duhet të mësohemi me këtë dhe do të kemi rast të tjera. Por si veprim unë nuk besoj që është i gabuar, është dashur të ndodh. I gabuar ka qenë që duhet të pranohet dokumenti i Ahtisarit në atë kohë, mirëpo atëherë ne nuk kemi pasur kurrfarë ndikimi në atë dokument, ai dokument ekziston sot në bazë të atij dokumenti ne e kemi shpallur pavarësinë dhe normalisht është obligim që është dashur që të përmbushet”, ka thënë ai.