Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, mbrëmjen e së mërkurës gjeti kohën që të takohet edhe me familjarë dhe kushërinj të cilët i mblodhi në Hajvali, raporton EkonomiaOnline.
Ai aty tha se partia që ai e udhëheq do të jetë në shërbim të popullit, duke u shprehur krenarë e duke thënë se AKR-ja është e vetmja ajo që nuk e ka vjedhur shtetin.
“Unë bashkëpunëtorët e mijë dhe AKR kanë qenë në shërbim të shtetit dhe këta kolegët e minë që janë në qeveri shtetin e vënë në shërbim të partisë së tyre. Atyre partive me ju dalë në rrugë të shkelin, por AKR edhe në të ardhmen do të jetë në shërbim të shtetit. Ne i kemi të gjitha premisat me qenë krenarë, ne nuk e kemi vjedhë askënd dhe nuk e kemi mashtruar askënd dhe kemi dalë faqebardhë. Jemi partia e vetme që kemi punua me nderë dhe pastër, nuk mundet të thotë askush që kemi vjedhë. Ne jemi ndryshe, ne e duam shtetin dhe e duam qytetarin. Po thotë gjyqësia që tjerët janë vjedhë ata janë pasuruar dhe kanë ardhur me duar në xhepa në qeveri e sot janë milionerë. E kam kuptuar me kohë që e vetmja mundësi për njerëzit mbetet puna dhe jo fjalët dhe sot pas sa vitesh prapë ka mbet që puna të jetë në qendër tq vëmendjes që njeriun e ngritë shumë lartë dhe e fuqizon atë dhe krijon kusnte më të mira edhe për shtetin tënd. Në këtë kohë ju asnjëherë nuk duhet me humbë shpresën dhe mos u tutë”, tha Pacolli.
Pacolli u shpreh tha se shtetndërtimi i Kosovës bashkë me dialog do të përmbyllen, por me disa kushte që sipas tij janë kushte të vendosura për Serbinë, duke kërkuar që mos të preket pavarësia e Kosovës dhe shtetësia e saj.
“Ne do të kemi shumë shpejtë liberalizimin e vizave, bota do ju priste me shumë vullnet pasi mungojnë vendet e punës. Ne nuk kemi qare pa e përmbyllë shtetndërtimin tonë pasi shtet ndërtimi i Kosovës nuk është përmbyllë dhe ajo përmbyllet vetëm nëse ne ulemi me disa kushte mos me u prek pavarësia e Kosovës dhe teksti i deklaratës së saj. Ne duhet me e krye dialogun me Serbinë dhe rinisë tonë me ia heq barrën. Rinia jonë e pasluftës nuk e dinë çka ka ndodhë këtu. Rininë tonë nuk duhet me e lënë me këtë barrë, unë shtetin e Kosovës e shoh në duart e rinisë. Nuk është Behgjeti për një jetë më të mirë për vetën, mua një muaj në Qeveri më kushton mijëra euro pasi të gjitha i paguaj vetë”.
Në fund Pacolli pati edhe kritika për kolegët e tij kandidatë për kryeministër me të cilët dikur ishte në koalicion.
“Dua t’i them rinisë mos u demoralizoni, sot nuk mundet asnjë parti me ju siguru punë, krejt vijnë ju gënjejnë e shkojnë. Tash po vjen një periudhë e re në Kosovë që nuk mundet me ndalë askush dhe kjo është globalizmi që është dukë ardhur. Asnjë cent nuk është investuar nga Ramush Haradinaj, të gjitha mjetet kanë shkuar për Dukagjinin”, tha Pacolli