Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka kritikuar Qeverinë Hoti për keqmenaxhimin e situatës me pandeminë.
Ajo në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se Qeveria është duke dështuar në menaxhimin e kësaj situate.
Përkundër kësaj, Pacolli ka thënë se qendrat ku janë të vendosur pacientët me Covid-19 janë në kushte jo të mira.
Madje ajo thotë se kanë informacione se në klinikën e Pulmologjisë dhe të Dermatologjisë janë të përzier pacientët.
Sipas saj, ka pacientë me sëmundje të tjera respiratore dhe janë në një dhomë të njejtë me ata që janë pozitiv me Coronavirus.
“Ne kishim edhe një seancë e cila zgjati dy ditë dhe fatkeqësisht nuk patëm as interesimin e kryeministrit dhe as të ministrit, kështu që kjo qeveri është duke dështuar në menaxhimin e pandemisë. Sa ishte qeveria Kurti ne e lamë me zero raste të reja ndërsa tani kemi mbi 200 raste të reja, po ashtu spitalet tona nuk arrijnë të përballojnë dot dhe qendrat ku janë të vendosur pacientët me Covid-19 janë në kushte jo të mira”.
“…po flasim për klinikën e Pulmologjisë dhe klinikën e Dermatologjisë dhe këtu ne kemi informacione se janë përzier pacientët, kemi pacient që janë me sëmundje të tjera respiratore të cilët fatkeqësisht janë në një dhomë të njejtë me ata që janë pozitiv me Covid-19 dhe kjo e rrezikon shëndetin e tyre dhe është e parpanueshme”.
“Prandaj ne kërkojmë nga kjo Qeveri që ta merr seriozisht ose të lëshojë rrugë ose ta pranojë sepse nuk është gabim të pranohet se nuk janë duke ditur, të kërkojnë ndihmë sepse ne kemi ekspert në këtë vend të cilët mund ti ndihmojnë të dalin nga kriza”, ka thënë Pacolli për EO.
Në seancën e së hënës të Kuvendit të Kosovës, kryeministri Avdullah Hoti kishte thënë se tubimi i VV-së kishte atribuuar në rritjen e rasteve me Coronavirus, mirëpo një gjë të tillë Pacolli po e mohon.
Ajo tha që sipas disa universiteteve presigjioze në botë, tubimet në vende të hapura nuk mund të ndikojnë në shtimin e numrit të të infektuarve.
Mes tjerash ajo ka thënë se rritja e rasteve me Coronavirus ka ndodh si pasojë e arrogancës së ministrit të MSh-së, Armend Zemaj.
“Ne tashmë kemi studime nga universitet më prestigjioze dhe organizatat më prestigjioze në botë të cilat kanë vlerësuar dhe analizuar tubimet e tjera që janë mbajt në Evropë dhe Amerikë dhe kanë konkluduar që këto protesta në hapësirat e hapura nuk ndikojnë në shtimin e numrit të infektuarve dhe në rastin e Kosovës ne mund ta llogarisim pas dy jave sepse nuk ka pasur shtim të numrit të të infektuarve, dhe numri numri i të infektuarve është javëve të fundit”.
“Pra protesta e VV-së nuk ka ndikuar që të rritet numri, po ashtu ne mund të themi se ajo është bërë me leje, ministria dhe kjo qeveri ka dhënë leje që të mbahet dhe këta nëse janë shqetësuar aq shumë është dashtë që ta ndalin dhe fundi fundit nuk e kanë ndalurar dhe ne kemi qenë të kujdesshëm dhe kemi mbajtur distancë e kemi qenë të pajisur me maska dhe nuk e mbajmë përgjigjësinë e përhapjes sepse nuk ka ndodh përhapje për shkak të protestës”.
“Përhapja ka ndodh për shkak të arrogancës së vet ministrit i cili ka bërë thirrje që të largohen të gjitha masat pa asnjë analizë konkrete dhe në një far mënyre i ka dërguar qytetarëve sinjal që nuk ka më rrëzik sinjal nga virusi dhe kjo është arsyeja pse kemi shumë raste sot”.