Pacolli në takim me Ambasadorin japonez: Vitin e ardhshëm shënohet 10 vjetori i marrëdhënieve diplomatike

Prishtinë | 18 Dhj 2018 | 12:58 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, ka pritur në një takim të rregullt pune, Ambasadorin jo-rezident të Japonisë në Kosovë, z. Kiyoshi Koinuma.

Në kuadër të këtij takimi është diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend, ndërkohë që vëmendje e posaçme iështë​ kushtuar avancimit të marrëdhënieve dy-palëshe në mes dy vendeve.

Për qëllimin e njëjtë,  kryediplomati kosovar, Pacolli dhe Ambasadori japonez, Koinuma kanë diskutuar në lidhje me organizimin e ceremonisë për shënimin e dhjetë vjetorit të marrëdhënieve diplomatike në mes dy vendeve në fillim të vitit të ardhshëm dhe po ashtu organizimin e një Forumi Ekonomik në mes dy vendeve, që pritet të mbahet në gjashtë mujorin e parë të vitit 2019.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme