Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka qëndruar sot në Shqipëri me ftesë të homologut të tij, Gent Cakaj.
“Sot në Tiranë mora pjesë me ftesën e Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, në konferencën – Roli i Shqipërisë në promovimin e interesave kombëtare të shqiptarëve në hapësirën e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
“Unë argumentova qartë për një integrim shumë më të fortë në sferën shqiptare. Ne duhet të punojmë ngushtë për të unifikuar ekonomitë tona dhe për të thelluar integrimin në të gjitha sferat që do të forcojnë pozicionin tonë si dy shtete në rajon dhe më gjerë”.