Ekonomia Online
FUNDIT

Pacolli nënshkruan memorandum për banim social edhe me Kamenicën, ndahen 500 mijë euro

Pacolli nënshkruan memorandum për banim social edhe me Kamenicën, ndahen 500 mijë euro

Fitore Pacolli, ministre në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka njoftuar se ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit për Projektin e Banimit Social Adekuat, me vlerë prej 500 mijë eurosh, edhe me kryetarin e Kamenicës, Kadri Rahimaj. Pacolli ka thënë se përmes këtij investimi do të ndërhyhet në 30 njësi dhe shtëpi përfituese: 20 njësi […]

Fitore Pacolli, ministre në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka njoftuar se ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit për Projektin e Banimit Social Adekuat, me vlerë prej 500 mijë eurosh, edhe me kryetarin e Kamenicës, Kadri Rahimaj.

Pacolli ka thënë se përmes këtij investimi do të ndërhyhet në 30 njësi dhe shtëpi përfituese: 20 njësi ekzistuese të banimit social do të renovohen, ndërsa do të mbështeten edhe 7 shtëpi private për renovim dhe 3 për rindërtim.

Postimi:

Kamenica përfiton 500 mijë euro nga projekti i Banimit Social Adekuat nga Qeveria e Kosovës

Me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, nënshkruam Memorandumin e Bashkëpunimit për Projektin e Banimit Social Adekuat, me vlerë prej 500 mijë eurosh.

Përmes këtij investimi do të ndërhyjmë në 30 njësi dhe shtëpi përfituese: 20 njësi ekzistuese të banimit social do të renovohen, ndërsa do të mbështeten edhe 7 shtëpi private për renovim dhe 3 për rindërtim.

Një investim konkret për përmirësimin e kushteve të banimit dhe për mbështetjen e familjeve që kanë më së shumti nevojë

Të ngjashme