Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi mëngjesin e së enjtes është takuar ne anëtarë të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, raporton Ekonomia Online.
Temë e takimi ishinkriteret që duhet t’i plotësojnë kompanitë e autobusëve.
Pas takimit kryetarja e Komisionit të Bujqësisë, Fitore Pacolli në një deklaratë për Ekonomia Online tha se në këtë takim është diskutuar mbi të dhënat dhe sigurinë që secili autobus duhet ta ketë bazuar në kritere dhe përgjegjësi.
Sipas saj, zëvendësministri Durmishi raportoi mbi kriteret që duhet t’i posedojë secili autobus, duke shtura se epiket janë në terren dhe se autobusëve u behën kontrolle të vazhdueshme.
“Sa i përket sigurisë së autobusëve dhe gjendjes në terren, na informuan që ekipet janë në terren, për të monitoruar gjendjen e tyre, dhe janë kontrolle të vazhdueshme që ata i bëjnë”.
“…ne si Komision jemi në kontakt të vazhdueshëm për t’i ndihmuar kompanitë përmes kontakteve tona, dhe që udhëtarët të kenë siguri të mjaftueshme edhe ne jemi vazhdimisht pranë tyre”, tha Pacolli.
Deputetët në mbledhjen e fundit kishin marrë vendim ta vizitojnë këtë institucion pas aksidentit në Kroaci ku humbën jetën 10 kosovarë e u lënduan shumë të tjerë.