Pacolli pas takimit me Ramën e quan padrejtësi ndërkombëtare aktakuzën ndaj Thaçit

Prishtinë | 30 Qer 2020 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli është takuar sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Pacolli në Facebook pas takimit tha se me Ramën kanë rënë dakord se skena politike shqiptare duhet të unifikohet.

“Ne shkëmbyem mendime mbi zhvillimet e fundit dhe ramë dakord që skena politike shqiptare duhet të unifikohet përballë padrejtësive ndërkombëtare dhe si komb duhet t’i përgjigjemi përpjekjeve për të rishkruar historinë tonë”, ka shkruar Pacolli.

“Serbia është agresori që ka vrarë e masakruar më shumë se 12 mijë civilë të pafajshëm në Kosovë dhe ka kryer më shumë se 400 masakra nga më ç’njerëzoret”, tha ai.

https://www.facebook.com/behgjeti/posts/10163648015555153

Të ngjashme