Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për votën e deputetit Etem Arifi të cilën e shpalli të pavlefshme dhe kësisoj edhe Qeveria Hoti nuk është më legjitime.
Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këto janë kohërat më sfiduese politikisht të Kosovës dhe ka bërë një thirrje për të gjitha partitë politike.
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka konfirmuar se vota e një deputeti nuk është e ligjshme dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Këto janë kohërat më sfiduese politikisht të Kosovës, dhe tani ne kemi nevojë për pjekuri dhe respekt për vendimin e sotëm për të shkuar në janar në zgjedhje. Unë u bëj thirrje të gjitha partive që të kandidojnë me një vizion që e bën Kosovën më mire se sot dhe jo me urrejtje dhe inate. Ne kemi nevojë për qartësi, prosperitet dhe stabilitet për Kosovën tani më shumë kurrë.