Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e humoristit Rasim Thaçi – Cima.
Thaçi vdiq në moshën 71 vjeçe pas një beteje me Coronavirusin.
“Sot na paska lënë humoristi ynë i madh Rasim Thaçi. Me personazhin e tij fiktiv, Cima, na bëri të gjithëve të qeshim”, ka thënë Pacolli në Facebook.
“Vërtet një aktor i madh. Fizikisht nuk është më me ne, por biografia tij e pasur dhe emri tij i njohur do të jetojë përgjithmonë! Familjes Thaçi, miqve dhe kolegëve të tij i shprehi ngushëllimet e mia”.