Behgjet Pacolli, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, ka thënë se sot është një ditë e madhe pasi Kombëtarja e Kosovës do të luajë me atë të Anglisë.
“Mirëmëngjes miq. Sot është një ditë e madhe! Kombëtarja e Kosovës luan ndeshjen e saj më të rëndësishme deri më tani”.
“Besoj të gjithë jemi të emocionuar. Në rast fitoreje ose barazimi, edhe unë personalisht do të kujdesem për një “mirënjohje” djemve tanë. Forca Kosovë”, ka shkruar Pacolli.