Behgjet Pacolli ka përgëzuar LVV-në dhe LDK-në për marrëveshjen e cila u nënshkrua sot.
Ai më tutje tha se Kosovën e presin shumë punë dhe sfida.
“Përgëzoj VV dhe LDK për punën e tyre të palodhur derisa arritën konsensus për të qeverisur Kosovën së bashku për mandatin e tyre të ardhshëm. Kosovën e presin shumë punë dhe sfida…Urime e punë të mbarë!”, ka shkruar Pacolli.