Pacolli: Rrjetet sociale janë shndërruar në fenomen të shëmtuar të ofendimit

Prishtinë | 25 Jan 2021 | 23:21 | Nga Ekonomia Online


Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se rrjetet sociale janë kthyer në fenomen të shëmtuar të ofendimit.

Lideri i AKR-së, përmes një postimi në Facebook, ka treguar gjithashtu që vetëm sot është fyer nga 5 komentues, për të cilët thotë se ishin anëtarë të ngushtë të familjeve të cilëve u ndihmohnte me shumë para në trajtim jashtë vendit me bursa dhe ndihma të tjera.

Postimi i plotë:

Rrjetet sociale janë në funksion të këmbimit të mendimeve, shpalosje idesh, bashkëbisedim dhe KRITIKA TE ARTIKULUARA që na lëvizin përpara. Ka njerëz që shfrytëzojnë anonimitetin dhe degradojnë në gjuhën fyese, e cila përveç derdhjes së frustrimit, nuk shërben për asgjë tjetër.

Në platformat e mia mediatike , ka një shumicë dërmuese që me mirësjellje shpalosë edhe lëvdatën edhe kritikën, por ka edhe të tillë që në mënyrë perverze keqpërdorin platformën që ua kam mundësuar duke perdorur gjuhën e urrejtjës e përcjellur me shpifje, fyerje e sharje të llojllojshme.

Kêtë fenomen të shëmtuar të ofendimit nga anonimiteti e kanë shndërruar në politikën e tyre kryesore dhe bëjnë luftë me rivalët e tyre.

Duke shfletuar se cilët janë këta shpirtra të mbushur me urrejtje, gjeta se adresa është kryesisht e njëjtë.

E njëjta fabrikë parapolitike!

Vetem sot 5 komentues që më fyen, ishin anëtarë të ngushtë të familjeve të cilëve u ndihmoja me shumë para në trajtim jashtë vendit me bursa dhe ndihma të tjera.

Pra, pa vonesë, erdhi “mirënjohja”.

Të ngjashme