Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka kujtuar presidentin e ndjerë historik, Ibrahim Rugova, në ditëlindjen e tij.
“Presidenti Rugova sot do t’i mbushte 77 vite. Njeriu qe i dha gjithçka Kosovës dhe që i vuri themelet e shtetësisë”, shkruan Pacolli në Facebook.
Sipas tij, Rugova do të mbahet mend përjetësisht nga shoqëria jonë si njeri i urtë, jo hakmarrës, jo populist dhe me vizion të qartë për fuqizimin e vendit tonë.
“Do të kujtohesh përherë President”, shkruan Pacolli.