Kryetarja e Grupit të Miqësisë Kosovë-Estoni i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Fitore Pacolli e ka pritur në takim kryetarin e Grupit të Miqësisë me Kosovën në Parlamentin e Estonisë, deputetin Kristo Enn Vaga, raporton Ekonomia Online.
Takimi është mbajtur në Kuvendin e Kosovës dhe mediet janë lejuar që të marrin vetëm pamje në fillim të takimit.
Pas këtij takimi është bërë e ditur se në orën 10:45 do të ketë konferencë për medie.