Pacolli takohet me Tayyip Erdogan, tregon se për çfarë kanë biseduar

Prishtinë | 11 Mar 2022 | 20:09 | Nga Ekonomia Online

Shefi i AKR-së Behgjet Pacolli ka njoftuar se ka qenë i pranishëm në një darkë që sipas tij është organizuar nga presidenti i tanishëm i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Pacolli tha se me Edrogan kanë diskutuat për sfidat me të cilat po ballafaqohet bota.

“Në një darkë me liderë nga e gjithë bota e organizuar nga presidenti Recep Tayyip Erdogan, ku patëm mundësinë të diskutonim për sfidat e jashtëzakonshme me të cilat po ballafaqohemi ne dhe mbarë bota. Jam thellësisht i bindur se sfidat e sotshme paraqesin edhe një dritare mundësie për integrim dhe bashkëpunim me aleatët tonë, nëse punojmë me mençuri, pa humbur kohë”, tha Pacolli.

Të ngjashme