Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, ka konfirmuar se do të votojë për qeverinë Kurti, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se këtë do ta bëjë pasi që ka qenë dhe mbetet konstruktiv dhe se do të jetë kritikues i madh i Kurtit nëse ai nuk punon mirë.
Pacolli ka thënë se edhe pse Kurti e kishte kritikuar për votimin e qeverive të kaluara, do të votojë pro kësaj qeverie.
“Mos bëni atë që kemi bërë ne, e ne nuk do ta bëjmë atë që keni bërë ju. Asnjëherë nuk do t lëshojmë sallë kur votohet diçka e rëndësishme. Unë do të ju votoj juve. Të shohim nga e ardhmja, mos të kthehemi në të shkuarën. Çdo pikë e programit do të analizohet. Kam qenë mbetem konstruktiv dhe derisa ta kryhet procesi i shtetndërtimit, ju qoftë puna e mbarë”, u shpreh Pacolli.