Pacolli thotë se ka garantuar një kredi për Liridonën dhe Naim Murseli: I kthyen 12 mijë euro, të tjerat me kompensim

Prishtinë | 11 Shk 2026 | 17:24 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli ka bërë një deklarim në lidhje me deklarata e Naim Murselit, të akuzuarit për organizimin e vrasjes së gruas së tij Liridona Ademajt, e ku në seancën gjyqësore të së mërkurës u pyet edhe për një borxh ndaj Pacollit.

Pacolli  përmend marrjen e një kredie, por thotë që për borxhin nuk i ka bërë trysni.

“Sot është mbajtur një seancë në kuadër të procesit gjyqësor kundër Naim Murselit. Ndër të tjera, është diskutuar edhe për një kredi të garantuar nga unë për familjen Murseli (Liridona dhe Naimi). Sot, shumë media të interesuara për këtë çështje kërkuan informacione dhe, në këtë kuadër, u sqarua se familja Murseli, në atë kohë, kishte blerë një lokal në Uddevalla, ku kishte punuar edhe e ndjera Liridona. Nga kjo kredi, familja Murseli ka kthyer në para të gatshme më pak se 12,000 euro, por Naimi, në atë kohë ka kryer edhe punë në KOMPENSIM, kryesisht në mirëmbajtjen e faqeve të internetit të kompanive të grupit Mabetex, të Fondacionit BP dhe të disa platformave në rrjetet sociale. Nuk besoj se kjo shumë është këthyar në tërësi por nga ana ime nuk ka pas asnjë trusni për ndonjë këthim urgjent”, ka shkruar Pacolli.

Të ngjashme