Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli thotë se për shkak të kufizimeve nga pandemia nuk arriti të ishte në seancën konstituive.
Ai thotë se betimin e deputetit do e bëjë në seancën e radhës.
“Sot u konstitua legjislatura e tetë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e dalë nga zgjedhjet e lira dhe demokratike të 14 shkurtit. Vendi ynë ashtu si e tërë bota po kalon krizën e rëndë të pandemisë Covid 19, andaj themelimi I shpejtë I institucioneve të reja është më se I nevojshëm. Për arsye tashmë të njohura, nga kufizimet e shkaktuara ( sidomos diteve te fundit) nga pandemia, me privoj, edhe per kunder deshires s’ime unë sot nuk munda të jem në Kuvend për të dhënë betimin dhe filluar punën, por që një gjë të tillë do ta bëj në seancën e radhës.
Ju priftë e mbara të gjithëve në sfidat që na presin!”, ka shkruar ai.
Ndryshe, sot në krye të Kuvendit është zgjedhur Glauk Konjufca, ndërkohë që në orën 16:00, pritet të votohet edhe Qeveria Kurti 2.