Me shumicë votash, Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE) i Parlamentit Evropian, sot ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën.
Ky është votimi i parë në vargun e votimeve që pritet të ndodhin javët në vijim, e që do çojnë deri te vendimi përfundimtar për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Pas votimit në komitetin LIBE, teksti për liberalizimin e vizave duhet të votohet edhe në seancën plenare të Parlamentit Evropian.
Fitore Pacolli, deputete nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se kanë mbetur vetëm edhe dy hapa që të përballet çështja e liberalizimit të vizave.