Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka reaguar pas aksidentit që ndodhi sot në Brod të Kroacisë, ku një autobus i linjës Franfurt-Prishtinë është rrokullisur dhe raportohet se paktën 10 persona kanë humbur jetën.
“Një aksident tragjik, me së paku 10 viktima ka ndodhur këtë mëngjes në Brod të Kroacisë me autobusin kosovar të Deva Tours. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve”, ka shkruar Pacolli.
Tutje, ai bëri thirrje që të lutemi për shërimin e shpejtë të të mbijetuarve.