Udhëheqësi i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka uruar Kosovën për nder të 21 vjetorit të çlirimit nga regjimi serb.
Më një postim në Facebook, politikani kosovar falënderoi NATO-n dhe SHBA-të si kontribuues të lirisë, dhe se për të i detyrohemi edhe dëshmorëve të luftës sonë.
“Kosova do të jetë gjithmonë mirënjohëse për rolin historik të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të NATO-s për çlirimin e Kosovës nga regjimi gjenocidal i Slobodan Millosheviçit dhe sundimi brutal i Serbisë mbi Kosovën. Falënderojmë liderët botërorë si Bill Klinton, Toni Blair, Madeleine Albright, Jacque Chirac, Gerhard Schroder për vendimin e drejtë për të ndaluar genocidin serb gjatë 1999”.
“Kosova kurrë nuk do të ishte e lirë dhe e pavarur pa miqtë tanë. Aspirata jonë për liri dhe pavarësi u kulmua nga miqtë tanë parimorë në NATO”.
“I detyrohemi dëshmorëve të luftës sonë, popullit tonë dhe miqve tanë që ta bëjmë Kosovën një vend të prosperuar, modern dhe të zhvilluar. Çlirimi i Kosovës ishte fundi i tiranisë së Serbisë mbi Kosovën. Urime Kosovë”, ka shkruar Pacolli, ku postoi edhe një fotografi të shkrepur në ditën më të lumtur për shqiptarët e Kosovës.