Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka uruar për rizgjedhjen në Kongres të mikut të Kosovës, Eliot Engel pas zgjedhjeve në SHBA.
Pacolli e ka uruar Engel për rizgjedhjen, duke e quajtur atë një zë të “fortë” për Kosovën, njofton Klan Kosova.
“Herët në mëngjes mora lajme të mira nga Shtetet e Bashkuara. Miku im por edhe i gjithë popullit shqiptar, Eliot Engel, rizgjedhet në Kongres. Një zë i hershëm dhe i fortë për Kosovën”, ka shkruar Pacolli.