Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka uruar Kryetarin e VV-së, nëjherin kandidatin për Kryeministër në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Albin Kurti për rezultatin, rezultat të cilin e vlerëson si një konfirmim të besimit të qytetarëve dhe vullnetit demokratik.
“Urime Kryeministrit Albin Kurti për fitoren në zgjedhje. Ky rezultat konfirmon besimin qytetar dhe vullnetin demokratik. Te uroj shëndet dhe suksese të mëtejshme në shërbim të qytetarëve dhe interesit publik”, ka shkruar Pacolli.