Kandidati për deputet dhe kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli ka thënë se Vetëvendosjes ia ka mbyllur dyert.
Pacolli u shpreh se mënyra si është trajtuar ka bërë që të mos bashkëpunojë më me VV’në.
“Vetëvendosje te unë i kanë mbyllë të gjitha dyert”, theksoi ai.
Ai ka thënë se VV ka sjellje shumë brutale.
“Shumë brutal, me ato sharje, me ato fyerje nuk e di ku shkojnë”, u shpreh Pacolli.