Kryetari i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, së bashku me ish – presidentët e Shqipërisë Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, kanë mbërritur në Holandë ku do të takojnë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi.
Po ashtu në vizitë është bashkangjitur edhe ish-kryeministri Pandeli Majko.
Kjo u bë e ditur nga Jetlir Zyberaj, këshilltar i kryetarit të AKR-së.
Zyberaj tha se historia nuk mund të rishkruhet.
” UÇK është krenaria jonë kombëtare”- tha Zyberaj.
Kjo vizitë realizohet me iniciativën e Pacollit.
Ai i ftoi ish-presidentët e Kosovës dhe Shqipërisë që t’i bashkangjiten vizitës në Hagë.
Kësaj vizite nuk janë bashkangjitur ish-presidentët e Kosovës Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga.