Shtatë ndjekës të presidentit amerikan Donald Trump në rrjetin social Twitter kanë hapur padi ndaj tij për bllokim në këtë platformë sociale.
Sipas lajmeve në BBC dhe CNN, bëhet e ditur se padia është hapur nga Instituti Kushtetues Kalorës, i cili avokon lirinë e shprehjes në Universitetin Columbia, dhe shtatë persona të tjerë.
Në padi thuhet se bllokimi nga Trump apo ndihmësit e tij i shtatë ndjekësve të cilët janë kundërpërgjigjur ose kanë shkruar komente kritikuese ndaj tweetave të presidentit Trump është në kundërshtim me nenin e kushtetutës që ka të bëjë me lirinë e shprehjes.
Emri i zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer dhe drejtuesit të medias sociale Daniel Scavino janë ndihmësit e Trumpit që janë akuzuar për bllokimin e ndjekësve të tij në Twitter.
Ndryshe, llogaria e Donald Trump në Twitter ka 33,7 milionë ndjekës.