Prokuroria Themelore Publike-Shkup ka dorëzuar Akt prokurorues kundër gjinekologut N.D., i cili në periudhën nga shtatori 2015 deri në prill të 2016, ka prezantuar gjendje të rrejshme, gjegjësisht shtatzëni simuluese të pacientes ndaj së cilës paraprakisht ka zbatuar fekondim biologjik të ndihmuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
I akuzuari ngarkohet se ka kryer vepër penale-vepër e rëndë kundër shëndetit të njerëzve me nenin 217 fq.1 me; neni 207 fq.1 nga K3 dhe vepër penale-Falsifikim të dokumentit nga neni 378 fq.3 paragrafi me faqen 1; neni 45 nga K3.
Nga PTHP sqarojnë edhe më tej rastin, se mjeku edhe pse e ka qenë në dijeni se e dëmtuara nuk është shtatzëne, ndaj saj ka kryer kontrolle të rregullta me eho aparat, duke i prezantuar eho inçizime të rrejshme ku shihet fruti, ka prezantuar aksion të rrejshëm të zemrës së frutit, matjen e rrejshme të frutit, ka konfirmuar gjininë e frutit dhe shumë kontrolle tjera si skriningu dhe raporte tjera.
Rastin e ka përvetësuar Nova, ku më pas kanë arritur një numër i madh i dëshmive nga gra tjera, ‘viktimë’ të gjinekologut.