Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Shkup ka ngritur padi penale ndaj 7 personave lidhur me incidentet që ndodhën më 27 prill të këtij viti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
“Paditë penale janë ngritur ndaj D.T. 42 vjeç, N.P. 39 vjeç, B.G. 43 që të gjithë nga Shkupi dhe G. A, 43 vjeçar nga Velesi. Personat e lartpërmendur dyshohen për kryerjen e veprës penale “pjesëmarrje në masë që do të pengoj personin zyrtar në kryerjen e veprimeve zyrtare’, në bazë të nenit 384 nga Kodi penal I Republikës së Maqedonisë.
Derisa kundër A.P 39 vjeç, I.K. 37 dhe N.V 39 vjeçar që të gjithë nga Shkupi, për shkak të dyshimeve se kanë kryer vepër penale “pjesëmarrje në turmë që do të kryej vepër penale”, në bazë të Nenit 385 nga Kodi Penal, njofton Alsat M.
SPB-Shkup në konsultim dhe bashkëpunim edhe me Prokurorinë Themelore Shkup edhe më tej po ndërmerr masa dhe aktivitete për identifikimin dhe dokumentimin e personave të tjerë pjesëmarrës në ngjarjet e 27 prillit.