Kylie Jenner është anëtarja e radhës e klanit të Kardashianëve, që do të përballet me një padi.
Artistja me famë botërore Sara Pope e ka paditur Jenner për përdorimin e njërit prej krijimeve të saj më të famshme, për të promovuar shouin e ri televiziv “Life of Kylie”.
Bëhet fjalë për logon e buzëve të kafshuara “Temptation Neon” të cilën e kishte krijuar Sara në vitin 2015.
Logo e ngjashme shihet edhe në videon e Kylie Jenner.
Ndërsa burime të afërta me Kylie kanë thënë që ajo është punuar nga një palë e tretë dhe se Kylie nuk kishte të bënte asgjë me këtë dizajn.
https://youtu.be/eGnTSq5Qtk4