Avokati Ardian Bajraktari, ka njoftuar se ka dorëzuar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për anulimin e Rregullores për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.
Bajraktari ka thënë se klienti i tij dhe rreth 470 punonjësë tjerë të SHSKUK-së veçmas atyre të shërbimit dytësor shëndetësor të cilëve ju cenohen të drejtat nga marrëdhënia e punës me anë të kësaj rregullore, duke mos ofruar garancinë minimale për këta të punësuar me kontrata të pa afatizuara.
“Me këtë Rregullore, të miratuar nga Bordi i SHSKUK-së pa përfillur ligjet e aplikueshme në vendin tonë, po tentohet që dhjetëra zyrtarëve të ju ndërpriten kontratat e punës ndonëse janë me afate të pa caktuar si dhe të degradohen në pozita dhe të ju ulen pagat. Këtë Rregullore duke e miratuar organi administrativ jo kompetent, e bën absolutisht të vlefshme në kuptim të ligjit për procedurën e përgjithshme administrative”, ka thënë Bajraktari në Facebook.
“Po ashtu, Gjykatës së bashku me padinë i parashtruam kërkesë për shtyrje të ekzekutimit të kësaj Rregullore, me ç’rast argumentuam se plotësohen të tria kushtet që kërkohen për aprovimin e një propozimi të tillë, si në vijim: Ekzekutimi do t’i sjellë paditësit dëm që vështirë do të riparohej; shtyrja të mos jetë në kundërshtim me interesin publik; dhe shtyrja të mos i sjellë dëm të madh palës kundërshtare. Me bindje të thellë dhe besim të plotë tek organet tona të drejtësisë, presim verdiktin e këtij procesi”, ka shkruar Bajraktari në Facebook.