Me kërkesë të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u formua një ekip kundër pranimit të Prishtinës në Këshillin e Evropës. Kjo është një dëshmi tjetër e pafuqisë politike të një njeriu që përpiqet në çdo mënyrë për të falsifikuar Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Marrëveshjes së Ohrit.
Serbia me këto dokumente mori përsipër obligimin që të mos ndërhyjë dhe të bëjë agjitacion dhe pengim të pranimit të Kosovës në institucionet evropiane dhe organizmat e tjera ndërkombëtarë. Kjo ishte një shfaqje e mirë për publikun vendas.
Edhe pse ka gjithnjë e më shumë njerëz në Serbi që e kuptojnë se pranimi i Kosovës në KE është punë e kryer dhe se nuk ka asnjë shans për ta parandaluar atë, gjë që do ta shohim në pak ditë kur të bëhet votimi dhe do ta shikojmë që përpjekjet e Daçiqit dhe të Petkoviqit për të penguar atë që ka nënshkruar Vuçiqi do të jenë të kota.
Vetë “forcat speciale spekuluese” të Vuçiqit janë të vetëdijshme se nuk do të arrijnë asnjë rezultat. Mirëpo, këtu bëhet fjalë për diçka tjetër, për të larë qeverinë “në rast se Kosova hyn në KE” dhe do të hyjë shpejt, për këtë jam i sigurt, sepse Kosova ka një shumicë të sigurt.
Pra, tani shihet se kjo është vetëm një manifestim i kundërshtimit, se Serbia nuk është e obliguar të respektojë atë që ka rënë dakord.
Pse PERËNDIMI I toleron të gjitha këto? Sepse ata e dinë se është për përdorim të brendshëm, të krijohet përshtypja se dje në Paris për këtë kanë diskutuar Macron dhe Vuçiq, i cili u ankua përsëri se i njihte targat, pullat doganore, kartat personale, kodin telefonik, sistemin unik energjetik të Kosovës; ndërsa Kurti, i cili tani po prin me 5 zero, nuk bëri asgjë.
Ndoshta Macron nuk ia ka thënë, por Kosova, deshi ta pranojë apo jo Vuçiqi, është faktike që nuk është serbe dhe kurrë më nuk do të jetë, përveç nëse humbjet e tij i konsideron fitore.
(Autori është kryetar i Perspektivës Multietnike Evropiane të Kosovës – MEPK)