“Paga e aktorit sa larësi i garderobës”: Teatri Kombëtar i Kosovës 40 ditë në grevë, qeveria hesht

Prishtinë | 27 Dhj 2024 | 09:42 | Nga Ekonomia Online

Teatri Kombëtar i Kosovës ka hyrë në ditën e 40-të të grevës, ndërsa qeveria ende nuk ka reaguar ndaj kërkesave të komunitetit artistik.

Adrian Morina, anëtar i këshillit grevist të teatrit, tha se që nga miratimi i Ligjit të Pagave, artistëve u është bërë një padrejtësi e madhe.

“Sot, paga e një aktori në Teatrin Kombëtar është e barabartë me atë të një personi që lan garderobën në teatër. Për këtë ne jemi të lumtur, por imagjinoni trajtimin që ka sot figura kryesore e teatrit”, u shpreh Morina.

Ai theksoi se si sindikatë kanë qenë të parët që kanë adresuar qartë kërkesat e tyre për rregullimin e pagave, por Ministria e Kulturës ka zgjedhur të mos i trajtojë.

“Deklarata e përsëritur e ministrisë është vetëm ‘po punohet’, ndërsa realiteti është i njëjtë,” shtoi ai në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova

Sipas Morinës, në të kaluarën artistët e Kosovës kishin pagat më të mira në rajon, ndërsa sot janë të fundit.

Nëse krahasohet me Shqipërinë, pagat e aktorëve kosovarë janë përgjysmuar gjatë katër viteve të fundit.

Të ngjashme