“Paga ime e parë në Kosovë ishte 150 euro” – Rashica tregon se tani në Turqi merr mbi 35 mijë euro në javë

Prishtinë | 02 Kor 2023 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, pak kohë më parë u bë kampion i Turqisë, me skuadrën e Galatasarayt.

Rashica, në emisionin “Oxygen” në Klan Kosova, ka folur për shumëçka, mes tjerash ai ka treguar edhe pagën e parë të cilën e ka pas si futbollist.

“Në Kosovë 150 euro më duket në muaj, atëherë u kanë, për atëherë u kanë sukses”, u shpreh Rashica.

Ndërkohë, Rashica vetëm gjatë sezonit të kaluar te skuadra turke është paguar mbi 1.8 milionë euro, ose mbi 35 mijë euro në javë.

Sa ishte në Kosovë, ai kishte qenë pjesë e ekipit Llamkos Kosova.

Të ngjashme