Pagat janë ekzekutuar, por minatorët vazhdojnë grevën

Prishtinë | 25 Tet 2023 | 19:08 | Nga Ekonomia Online


Edhe pas 24 orëve po vazhdon greva e minatorëve të Trepçës në Stanterg , nga sindikata e minatorëve kanë konfirmuar se është përkeqësuar gjendja shëndetësore e minatorëve ku 50 prej tyre paraditen e sotme kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Kanë kaluar mbi 30 orë që minatorët e ‘Trepçës’ gjenden në grevë ata po vazhdojnë të qëndrojnë në hapësirat brenda minierës.

Ata po vazhdojnë të qëndrojnë në horizontin e 10.

Gazetarja e RTK-së raporton se gjendja shëndetësore e disa prej tyre i është përkeqësuar. Një nga minatorët sot është nxjerrë jashtë minierës nga thellësia mbi 800 metra nga shokët e tij, për shkak të gjendjes së përkeqësuar të tij.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të “Trepçës”, Enis Rrahmani, ka thënë se pagat janë e ekzekutuar gjatë ditës sot por minatorët vazhdojnë të qëndrojnë aty.

Minatorët, mes tjerash, po kërkojnë kushte më të mira të punës dhe largimin e kryeshefit Enis Rrahmani, pasi sipas tyre kjo situatë ka ardhur nga keqmenaxhimi i ndërmarrjes “Trepça”.

(Foto: AA)

Të ngjashme