“Pagesa e parë nga Pakoja e Rimëkëmbjes pritet të shkojë për Devollin”

| 15 Kor 2020 | 15:50 | Nga

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se pagesa e parë nga Pakoja e Rimëkëmbjes pritet të shkojë për kompaninë Devolli, pasi që këta të fundit kanë dërguar te Përmbaruesi Privat, duke iu bllokuar llogaritë Telekomit.

Përmes një postimi në Facebook, Murati ka thënë se shuma prej rreth 25 milionë euro që po i kërkohen Telekomit nga Devolli, është e barabartë me komplet shumën për pagesat prej 170 eurove për qytetarët.

Ai ka thënë se pas këtij vendimi, 20 milionë tjera priten të ndahen për “Contour Globalin”.

Postimi i plotë i tij:

Dhe ja, pagesa e parë nga “pakoja e rimëkëmbjes” pritet të shkojë për Devollin.

Prandaj PDK nuk e kishte problem ta votojë rishikimin e buxhetit “me gjithë defektet e shumta”.

Sa për krahasim, shuma prej rreth 25 milionë euro që po i kërkohen Telekomit, është e barabartë me komplet shumën për pagesat prej 170 eurove për qytetarët.

Siç edhe e kam thënë atë ditë në seancë kur po votohej rishikimi i buxhetit, këtyre as që u bën për qytetarin. Por po mundohen që në emër të ndihmave nga 170 euro për qytetarët të kalojnë edhe qindra miliona tjera që do t’i ndajnë mes vete.

Pas kësaj, pritet që me “pakon e rimëkëmbjes” ta ndihmojnë edhe Contour Globalin me 20 milionë euro.

E qytetarët vazhdojnë të presin se do të ndihmohen me pakon e rimëkëmbjes…

https://www.facebook.com/HekuranMurati/posts/10158634821785522

Të ngjashme