Dy persona nga Vushtrria kanë raportuar se në muajin nëntor janë takuar me tre persona tjerë me të cilët kanë arritur një marrëveshje për rregullimin e vizave të punës në shtetin gjerman, me ç’rast viktimat duhej të paguanin 2500 € për person.
Policia njofton se viktimat pagesën fillestare kanë bërë 400 € dhe në muajin janar kanë dhënë edhe nga 1000 € dhe më pas personat e dyshuar u kanë dhënë kopjet e kontratave të punës.
Viktimat me datën 23.03.2017 janë paraqitur në ambasadën gjermane dhe nga punëtori i ambasadës janë njoftuar se kontratat e punës nuk janë të vlefshme.
Njësitet policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin.