Presidenti Hashim Thaçi ka pritur me ceremoni të lartë shtetërore homologun slloven, presidentin Borut Pahor.
Për nder të presidentit të Sllovenisë ishte rreshtuar edhe Garda e Forcës së Sigurisë së Kosovës, sikur shihet dhe në videon e Ekonomia Online.
Thaçi e Pahor do të zhvillojnë një takim, për të dalë më pas në një konferencë të përbashkët për medie.
Të martën, Kuvendi i Kosovës për nder të presidentit të Sllovenisë mban seancë solemne. Presidenti slloven do të vizitojë edhe trupat sllovene në kuadër të KFOR-it.
Pahor kishte vizituar Kosovën edhe dy herë të tjera pas shpalljes së pavarësisë, më 2008 dhe 2013.