Gazeta britanike, The Guardian, e ka intervistuar Pajtim Kasamin për golin e tij të shënuar në vitin 2014 për Fulhamin, që u zgjodh nga shumë persona e mediume si goli i dekadës në Premierligë.
Kasami ka bërë të ditur se ai ende mahnitet nga ai gol i tij, përkundër që e ka parë shumë herë.
“Uau! Mahnitëse!”, tha Pajtim Kasami, përderisa e shikonte sërish golin e tij të shënuar për Fulhamin kundër Crystal Palace para gjashtë vjetëve. Me atë gol identifikohet ende koha e përfaqësuesit zviceran në Angli, shkruan Guardian, transmeton Gazeta Express.
“Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Ishte gol instinktiv. E shënova atë dhe nuk e mendova shumë, por pastaj e kuptova: “Uau, çfarë goli”. Në atë moment nuk mund ta kuptosh se çfarë goli ke shënuar. Ishte një gol i përsosur – pasimi, vrapimi që e bëra, mënyra se si e kontrollova topin dhe pastaj goditja me këmbën time të dobët – gjithçka ishte e përsosur”, sqaron Kasami.
Kasami e kishte barazuar rezultatin për Fulhamin në atë ndeshje dhe pastaj klubi i tij kishte arritur të merrte fitore 4:1 atë natë në Selhurst Park. Ai rezultat duhej ta kishte nxitur një sezon mbresëlënës për Fulhamin që e kishte në skuadër edhe Dimitar Berbatovin dhe Damien Duff, por ata i humbën shtatë ndeshjet e radhës dhe trajneri Martin Jol u shkarkua dhe u zëvendësua nga Rene Maulensteen para se Fulhami ta merrte fitoren e radhës.
“Ai ishte viti kur shkëlqeva në Premierligë. Isha shumë i ri në Fulham, kisha ardhur nga një skuadër e mirë italiane dhe iu bashkova një skuadre brilante me lojtarë si Damien Duff, Bobby Zamora, Steve Sidëell, Scott Parker dhe Dimitar Berbatov. Ne e kishim një skuadër shumë të fortë dhe të mirë, por nuk i morëm rezultatet e duhura dhe drejtori vendosi ta ndërrojë trajnerin. Pastaj ndryshoi gjithçka”, shtoi Kasami.
“Në vitin tim të tretë të Fulham, isha titullar dhe luaja pothuajse në çdo ndeshje. Shumë ekipe ishin të interesuara për mua. U bëra i rregullt në Kombëtaren e Zvicrës, kështu që ishte një moment i mirë për mua, por fatkeqësisht sezoni s’ishte i mirë për ne”.
Në fund të vitit 2019, goli i Pajtim Kasanit u vlerësua nga shumë gazeta, tifozë e analistë si goli i dekadës në Premierligës dhe ai tregon se ndihet shumë krenar për atë gol, që e befason sa herë që e shikon përsër